Me datё 10.08.2023, nё disa portale ishin postuar video incizime, nё tё cilat shihen dy qytetar tё cilët ishin duke shtёnё me armё zjarri nё njё aheng.
Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Istog, menjëherë kanё marrё masat e nevojshme dhe kanё identifikuar lokacionin nё tё cilin ёshtё shtёnё me armё zjarri.
Nё vendin e ngjarjёs janё arrestuar tё dyshuarit:
• L.M. i lindur me 1999
• D.O. i lindur me 1994
Ndёrsa gjatё bastisjes e cila ёshtё kryer me pëlqimin e personave tё dyshuar janё gjetur dhe sekuestruar:
• Njё (1) Armё e gjatё AK-47
• Dy (2) karikator tё AK-47
• Njё (1) Armё pistoletё (me gas) Gap cal: 9mm
• Njё (1) karikator i sё njejtёs armё.
Pёr rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, pas intervistimit nga hetuesit me vendim tё Prokurorit i dyshuari nr.1 ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa i dyshuari nr.2 ёshtё liruar, rasti cilësohet “Mbajtje nё posedim, kontroll tё paautorizuar tё armeve” dhe “ përdorim i armёs apo mjeteve tё rrezikshme.