Prizren, 14 dhjetor 2018
Me datën 13 dhjetor, pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, të Stacionit Policor Malishevë së bashku me Stacionin Policor Prizren, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar (A. S. dhe V. S.) të cilët ishin në kërkim policor.
Personat e dyshuar tashmë të arrestuar dyshohet të jenë përfshirë në tri vepra penale ‘vjedhje e rëndë’, të kryera me 18.11.2018 në fshatin Mazrekë të Prizrenit, ku të njëjtit në tri lokacione të ndryshme kanë depërtuar në mënyrë të kundërligjshme dhe kanë vjedhur shtatë (7) copë bagëti.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personave të dyshuar, ku pas intervistimit u është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë.
Me respekt
Zyra për Informim
DRP – Prizren