Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë

Podujevë, 20 shkurt 2015 –Njësitet policore të stacionit të Podujevës kanë marrë të gjitha masat e duhura policore, operative e hetimore për parandalimin dhe zbulimin e veprave penale të vjedhjeve, me fokus të veçantë kapjen e personave të përfshirë në këto vepra. Në një operacion të ndërmarrë më datë 18.02.2015 policia pasi që ka identifikuar ka arrestuar dy persona të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se janë përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.Rasti ka ndodhur më 17.02.2015 rreth orës 19:00 në fshatin “Llapashticë e poshtme” komuna e Podujevës, ku nga një shtëpi ishin vjedhur dy pushkë gjuetie, para të gatshme në vlerë prej 5000 Eurosh si dhe stoli ari në vlerë prej 5000 eurosh.
Personat e arrestuar:
• V. M. (mashkull) 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës , si dhe ,
• Y. A. (mashkull) 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
pas arrestimit nga ana e policisë me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, përderisa policia është vënë në kërkim të dy të dyshuarve të tjerë të cilët janë identifikuar si pjesëmarrës në kryerjen e kësaj vepre si dhe të disa veprave të tjera të llojit të njëjtë. Ndërkohë që puna hetimore po vazhdon policia ka arritur të gjejë 5675 Euro para të gatshme, dy armë gjuetie, si dhe ka sekuestruar një veturë e cila dyshohet të jetë përdorur nga ana e të dyshuarve. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje