Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje grabitqare

Prishtinë, 25 gusht 2017 – Dje njësiti i hetimeve të stacionit policor Jugu në Prishtinë në bashkëpunim me njësitet  policore të Lipjanit dhe Ferizajt,  kanë arrit të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për një rast Vjedhje Grabitqare.

  Rasti ka ndodhur me datën 21.08.2017 në Prishtinë, saktësisht në një dyqan në lagjen Dardania,  ku nga personat e dyshuar viktimës (femër), i janë grabitur para të gatshme  (rreth 700 euro). ( Bëhet fjalë për rastin /video xhirimin,  që ditëve të fundit ka qarkulluar ne portale e mediume të ndryshme.) 

 

Lidhur me rastin në fjalë janë arrestuar:

 

A.K, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës  dhe

P.F,  mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. 

 

Të njëjtit, me urdhër të Prokurorit të shtetit,  janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë para se rasti t’i kaloj gjykatës. Ndërkohë që i dyshuari i trete i identifikuar nga ana e policisë është në kërkim. 

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje