Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprër penale ‘lëndim i rëndë trupor’

Mitrovicë, 24 shkurt 2016

Zyrtarët policorë të stacionit policor në jug të Mitrovicës, kanë bërë identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, mbi dyshimet e arsyeshme për vepër penale ‘lëndim i rëndë trupor’ të raportuar në pasditen  e datës 22 shkurt 2016, në Mitrovicë.

 

Arrestimi i të dyshuarve L. H. 19 vjeçar, dhe L. H. 17 vjeçar, të dy të përkatësisë etnike shqiptarë shtetas të RKS-së, është bërë në orët e mbrëmjes së djeshme me datën 23 shkurt 2016 në Mitrovicë.

 

Nga hetimet e deritanishme bëhet e ditur se dy të dyshuarit në bashkëveprim të kenë sulmuar viktimën E. K. 17 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, ku ngjarjes dyshohet t’i ketë paraprirë një mosmarrëveshje ndërmjet të dyshuarve dhe viktimës.

Dy të dyshuarve pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit policor.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje