Vushtrri , 3dhjetor 2015
Një vepër penale me elemente të ‘vrasjes në tentativë’ është raportuar tëketë ndodhur rreth orës 18:30 të datës 3 dhjetor 2015 në rrugën “Pandeli Sotiri” në Vushtrri.
Njësitë policore në nivel tëstacionit dhe njësia e hetimeve rajonale i janë përgjigjur rastit dhe menjëherëkanë proceduar me vendin e ngjarjes, ku sipas dëshmitarëve ishte bërë e ditur sekishte ndodhur një lëndim i një personi. I lënduari viktima K. R. 16 vjeçar kishte kërkuar ndihmë mjekësorenë QKMF në Vushtrri ku më pas ishte dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë.
Nga raportet e para mjekësore behet ditur se gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetëjashtë rrezikut për jetë.
Veprimet policore nënautorizimin e prokurorit, kanë bërë të mundshëm identifikimin e vendndodhjesdhe arrestimin e dy personave të dyshuar, të përfshirë në rast:
· A.H. 16 vjeçar, dhe R. M. 16 vjeçar, të dy të përkatësisë etnike shqiptare banor tëVushtrrisë, shtetas i Republikës së Kosovës
Nga hetimet e para bazuar në deklaratat fillestare të të dyshuarve , viktimës dhe dëshmitarëve , incidentit kriminaldyshohet t’i ketë paraprirë një zënkë e çastit që fillimisht kishte filluar me fjalosjenë mes të dyshuarve dhe viktimës, që mëpas ka rezultuar me përdorim e një mjeti të mprehtë, i cili dyshohet tëjetë thikë.
Pas procedurave intervistueseme urdhër të prokurorit ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor,kurse rasti po hetohet për vepër penale ‘vrasjenë tentativë’.