Prishtinë, 6 janar 2014 – Dje rreth orës 21:00 nga hetuesit e stacionit policor ‘Veriu’ në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën ‘rrëmbim’.Rasti ka ndodhur me datën 5.1.2014 rreth orës 20:10, në rrugën “Ramë Govori” në Prishtinë, ku dy persona të dyshuar kanë rrëmbyer me forcë viktimën (mashkull) 20 vjeç.Puna e hetuesve policorë të stacionit ‘Veriu’ në Prishtinë, lidhur me rastin në fjalë, është finalizuar pak minuta pasi ka ndodhur rasti, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të identifikojnë lokacionin ku ndodhej viktima, të cilin e kanë liruar dhe gjithashtu të arrestojnë të dyshuarit:
o P. M., mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
o P. M., mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personat e dyshuar po mbahen në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, ata do të dërgohen në gjykatën kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.