Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar për kultivim të kanabisit

Prishtinë, korrik 2015
Me datat 16/07/2015, Njësia e DHTN-së në Prishtinë, mbështetur në informacionet e siguruara përmes rrugëve operativo-hetimore, ka realizuar një operacion policor në fshatin Keçekoll të Prishtinës, pasi që në një pronë private (në një serë) dyshohej për kultivim të bimëve narkotike.
Njësitet policore në vendngjarje kanë takuar dhe njëherit arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët i punonin dhe ujitnin bimët e mbjellura.
Personat e dyshuar tanimë të arrestuar jane:
· M. Rr. (1988) – mashkull Sh/Kosovar,
· A. H. (1993) – mashkull Sh/Kosovar,
Njësitet relevante policor kanë vërtetuar dhe njëherit sekuestruar 42 bimë të përpunuara, të dyshuara të llojit Kanabis Sativa, me gjatësi nga 40 cm deri ne 1 m.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme ligjore.
Bashkangjitur keni dy fotografi të vendit të ngjarjes ku janë përpunuar bimët narkotike.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje