Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘marrje të ryshfetit’

Prishtinë, 27 shkurt 2014
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht sektori për hetimin e korrupsionit, me 26.2.2014 rreth orës 16:00 ka realizuar një operacion policor, me ç’rast ka arrestuar dy persona të dyshuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘marrje e ryshfetit’.
Personat e arrestuar janë:
• P. Gj. i lindur me 1979 m/sh/k
• L. M. i lindur me 1983 m/sh/k
Hetuesit policorë kishin pranuar një informatë se nga personat e dyshuar tashmë të arrestuar nga policia, që të dy zyrtarë në QKUK, njëri mjek dhe tjetri teknik medicinal, viktima mashkull shqiptar kosovar ishte shtyrë që për transportin e fëmijës së tij për ta dërguar prej QKUK-së në spitalin e Shqipërisë t’u japë ryshfet dy zyrtarëve të QKUK-së. Pas marrjes së kësaj informate me autorizim të prokurorit kompetent janë aplikuar masat e fshehta hetimore, me ç’rast të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar 100 euro, ku të njëjtit kanë pranuar se këto mjete i kishin pranuar nga viktima. Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer në konsultim dhe autorizim të prokurorit përkatës dhe të dyshuarit janë ndalur në qendrën e mbajtjes për procedurat e mëtejshme hetimore. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje