Mitrovicë, 18 shtator 2018
Hetuesit policorë nëkuadër të stacionit ‘Jugu’ në Mitrovicë, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen eveprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona tëdyshuar për përfshirje në katër (4) rastetë ndryshme të veprave panele, ‘vjedhje të rënda’, raste këto të raportuara muaj më parë në zonën e përgjegjësisë sëstacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë.
Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, me datën 18 shtator 2018, në dy lokacione të ndryshme në Mitrovicë,kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit: F. H., 17 vjeç, dhe N.A. 40 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës.
Dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve, ku kanë pranuar sekanë kryer veprat penale të vjedhjeve.
Në cilësi të provave materiale nga të dyshuarit janë sekuestruar, një(telefon mobil dhe një tablet) të cilat pas procedurave verifikuese u janëkthyer pronarëve.
Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit F. H., i është caktuar masa endalimit policor, ndërsai dyshuari tjetër është liruar për në procedim të rregullt.