Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar dhe konfiskohen mbi 18 kilogramë marihuanë

Prishtinë 13 gusht 2014,
Sot, me datën 13 gusht 2014, rreth orës 06:00, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka realizuar me sukses operacionin policor të koduar “PLANTACIONI”. Operacioni policor është zhvilluar nën dyshimin e bazuar se persona të dyshuar kryenin veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike. Operacioni është realizuar në rajonin e Gjakovës në bashkëpunim edhe me njësi tjera të PK-së, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar.
Personat e arrestuar janë:
• B. V. i lindur më 1972 m/k/sh
• Xh. M. i lindur më 1966 m/sh/k
Gjatë bastisjes në dy lokacione, gjegjësisht prona të të dyshuarve, njësitë policore kanë konfiskuar në cilësi të provave materiale:
• 59 bimë të llojit Kanabis Sativa me gjatësi nga 50cm deri 3 metra,
• 18 kg e 584.5 gr substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë si dhe
• 51.9 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë
Të gjitha veprimet policore janë kryer nën autorizim të Prokurorisë kompetente. Të dyshuarve pas intervistimit në konsultim me prokurorin iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje