Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona tё dyshuar për veprën penale “Mbajtje nё pronësi, kontroll apo shfrytëzim tё paautorizuar tё armёve” dhe “ Përdorimi i armёs apo mjetit tё rrezikshëm”

Pejë, 16 maj 2024
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 15.05.2024, ёshtё njoftuar se nё fshatin Lubeniq-Pejё, ka tё shtёna me armё.
Nёjsitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjёherё kanё shkuar ne vendin e ngjarjёs, aty kanё identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar nga tё njëjtit janё sekuestruar:
• Njё (1) Armё pistoletё Sig sauer kal. 9x19mm
• Dy (2) karikator tё sё njejtёs armё
• Njё (1) Armё pistoletё Zastava cal 6.35mm
• Njё (1) karikator i sё njetёs armё
• Njё (1) Armё pistoletё me gas Gap kal. 9mm
• Njё (1) karikator i sё njetёs armё
• Dyzet e gjashtё (46) fishekё kal.9x19mm
• Katёr (4) fishekё kal. 6.35mm
• Njё(1) çantë pёr armё dhe bllombuesi i armёs.
Tё dyshuarit pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48- orё.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje