Datë 30.01.2022 pas orës 21:00, një patrullë policore nga Stacioni policor në Rahovec ishte në asistencë të inspektorëve të AUV-it dhe ishin ne veprim në lokalin “PRIVE” në Rr. “Mulla Cufa “ në Rahovec, dhe aty kanë has në dy persona nën ndikim të alkoolit, e të cilët nuk kane zbatuar urdhëratë e zyrtarëve policor që të dalin nga lokali.
Të njëjtit kanë sulmuar personat zyrtar ( policët). ku njeri nga të dyshuarit ka përdor mjet të mprehtë. (Thikë) duke ju shkaktuar lëndime trupore.
Dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë sjelle në lokalët e Stacionit policor – Rahovec.
Tre zyrtarët policor kanë pranuar ndihmën mjekësore.
Lidhur me rast është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij, te dyshuarit ndalohen për 48 orë.