Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona për grabitje të armatosur

Prishtinë, 04 janar 2019 –Më datën 03.01.2019 rreth orës 17:30 në rrugën “Mustafa Venhari” në Prishtinë, në një nga dyqanet e kësaj rruge ka ndodhur një grabitje e armatosur.
Nga informacionet e përpunuara dyshohet që kjo grabitje të jetë kryer nga katër persona të maskuar dhe të armatosur të cilët me forcë kanë arritur të marrin arkën e këtij dyqani.

Menjëherë pas marrjes së informacionit të parë, policia e rajonit të Prishtinës ka ndërmarrë  të gjitha veprimet operative, ato të kërkimit si dhe të hetimit, me qëllim të lokalizimit dhe kapjes së personave të dyshuar.

Reagimi i shpejtë i policisë si dhe masat e koordinuara operative, kanë rezultuar me kapjen në ikje e sipër të të dyshuarit;

o    A. Braha, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, që dyshohet me bazë
të jetë i përfshirë në rast, gjetjen e një qante krahu brenda së cilës janë gjetur maskat, dorezat, një armë, dy thika, si dhe në një perimetër më të gjerë është gjetur arka e cila është grabitur nga dyqani në fjalë.

Ndërkohë që është zgjeruar horizonti i hetimit policia ka kryer edhe katër operacione të bastisjes në lokacione të ndryshme, me ç’ rast pas identifikimit ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë ;
o    L. Drenovci, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, që dyshohet me bazë
të jetë i përfshirë në këtë rast.

Përgjatë bastisjeve polici ka sekuestruar edhe gjësende të ndryshme të cilat mund ti shërbejnë ndriçimit të plotë të këtij rasti apo ndërlidhjes së këtyre personave me rastet e tjera, ndërkohë që të njëjtat mund të shërbejnë edhe si  dëshmi në procedurë.

Pas arrestimit të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.
 
Drejtoria rajonale e policisë – Prishtinë ka në fokusin e përditshëm të punës së saj luftën kundër krimit , kapjen dhe arrestimin e të dyshuarve të akteve kriminale si dhe garantimin e rendit, sigurisë dhe qetësisë publike , andaj ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me rastet kriminale të mbështesin policinë me informacionet e tyre për hetimin dhe zbulimin e akteve të tilla

Me respekt.:

Zyra për marrëdhënie me publikun & media
Drejtoria  Rajonale e Policisë – Prishtinë.
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje