Prishtinë, 25 qershor 2014 – Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.Njësitet policore të rajonit të Prishtinës, janë në vazhdimësi të operacioneve për kapjen e të dyshuarve për rastet e vjedhjeve. Një nga këto operacione të organizuara mirë, në drejtim të kapjes së personave, për të cilët dyshohej me bazë të jenë të përfshirë në disa raste të vjedhjeve është finalizuar me sukses më datë 24.06.2014, ku u arrestuan dy persona të dyshuar.Personat e arrestuar, dyshohet të kenë kryer 38 vjedhje të rënda në zona të ndryshme të rajonit të Prishtinës, vepra këto të raportuara në polici gjatë dy muajve të fundit.Personat e arrestuar 1. E. B – mashkull, 22 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës dhe2. K. H – mashkull, 23 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë para se rastet t’i kalojnë gjykatës.