Më datën 24.10.2024 rreth orës 03:25 jemi njoftuar se tek qendra ” Village Shopping & Fun” në Ferizaj një veturë ishte kapluar nga zjarri.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit dhe hetusit rajonal, të cilët kanë mësuar se një veturë me targa vendore ishte kapluar nga zjarri, ndërsa zjarrfikësit kishin fikur zjarrin .
Nën autorizim të prokurorit të shtetit, hetuesit rajonal i kanë marrë të gjitha veprimet hetimore dhe nga hetimet e para, dyshohet se dy persona të maskuar i kanë vënë zjarrin veturës dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. Dëmet e shkaktuara në veturë ishin rreth 20.000 euro.
Pas një pune intenzive hetimore në terren, shikimit të kamerave të sigurisë , hetuesit rajonal kanë arritur të identifikojnë dy persona të dyshuar : M.B ( M/K) i moshës 16 vjeçar dhe A.Z ( M/K) i moshës 17 vjeçar, të cilët sot me datë 25.10.2024, rreth orës 15:40 janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.
Në prezencë të avokatit mbrojtës, përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale dhe prindërve të tyre janë intervistuar nga hetuesit rajonal, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejme hetimore. Gjithashtu është sekuestruar edhe një motoçikletë që dyshohet se është përdorur në rastin e zjarrëvënies. Kurse në kërkim policor mbetet një person tjetër, i dyshuar për cytje në këmbim të parave të zjarrëvënies së veturës.