Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona për vjedhje në Ferizaj

Policët hetues të stacionit policor në Ferizaj, gjatë patrullimit, sipas planit operativ ‘’Parandalimi i vjedhjeve ‘’, mbrëmë rreth orës 19:00 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në Ferizaj afër një qendre tregtare kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve i markës Opel me targa të Maqedonisë së Veriut .
Gajtë kontrollimit të personave dhe automjetit, në automjet janë gjetur disa palë rroba të vjedhura nëpër lokale të ndryshme në Ferizaj.
Të dyshuarit me inicialet A.S ( M/M) i moshës 27 vjeçar dhe B.J (M/M) i moshës 34 vjeçar janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi janë intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Vjedhje’’
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje