Me datën 07.05.2024 rreth orës 20:45 gjatë patrullimit policët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë në fshatin Dremjak të Ferizajt kanë vërejtur tre traktorë të ngarkuar me drunjë dhe në përpjekje për ti ndaluar ata kanë rrezikuar pjesëtarët e policisë, duke tentuar ti godasin me traktorë dhe kanë vazhduar rrugën duke u futur ndaras në rrugica malore dhe dy prej tyre janë bllokuar, ndërsa njëri ka aritur të ikë në drejtim të panjohur .
Policia ka arritur që të arrestojë dy prej tyre, ndërsa gjatë arrestimit i kanë rezistuar policisë dhe dy pjestarët e policisë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emeregjente në Ferizaj, e më pas janë liruar.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit rajonal me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuria Themelore në Ferizaj janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa në kërkim policor është edhe personi i tretë.
Si prova materiale janë sekuestruar dy traktorët me drunjë dhe tri motorsharra .