Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj kishte pranuar një informacion për një rast të fajdes që ka ndodhur nga muaji janar i vitit 2021.
Në lidhje me këtë hetuesit rajonal pas një pune intenzive, grumbullimit të informacioneve në terren, nën autorizim të Prokurorisë Themelore nē Ferizaj, sot me datë 22.03.2021 rreth 12:30 kanë arrestuar dy persona me inicialet A.Z (M.K) i moshës 41 vjeçar dhe A.Z (M/K) i moshës 36 vjeçar me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Fajde”, ku viktima e këtij rasti dyshohet se kishte paguar fajde rreth 11.000 euro për një shumë të caktuar të të hollave.
Policia të dushuarit i ka shoqëruar në stacionin policor nê Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore nê Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha rastet kriminale e rasteve të fajdeve në veçanti , të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Informacionet e juaja do të trajtohen menjëherë dhe me profesionalizëm të lartë dhe se policia do të jetë e pakompromisē ndaj këtyre rasteve, gjithashtu të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.