Prizren, 29 nëntor 2018
Me datën 28 nëntor Policia në Prizren ka pranuar informatë për dy raste të kryerjes së veprës penale ‘kanosje’, të cilat kanë ndodhur në Prizren, ku pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohen dhe të arrestohen dy persona të dyshuar (R. K. dhe A. S.), të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘kanosje’.
Personat dyshuar tashmë të arrestuar dyshohen të jenë përfshirë në dy raste të kanosjes (dhunës në familje), ku njësitë patrulluese iu kanë përgjigjur rasteve.
Të dyshuari janë të njohur për organet e rendit edhe si përdorues të lëndëve narkotike ku në vazhdimësi i kanosin familjarët e tyre duke iu kërkuar të holla.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarve iu shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.
Me respekt
Zyra për Informim
DRP – Prizren