Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy dhunues

Suharekë, 14 janar
Hetuesit rajonalë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, pas raportimit të një rasti nga kolegët e Suharekës, kanë arrestuar dy meshkuj të moshës së re, me arsyetimin e bazuar se të njëjtit kanë konsumuar elemente të veprës penale të dhunimit të kryera ndaj dy të miturave, njëra në moshën 16 vjeçare. Hetuesit rajonal dhe krim teknika kanë mbledhur prova materiale në vendin e ngjarjes të cilat do të dërgohen në laboratorin e policisë për ekzaminim. Dy të arrestuarit, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar nën masën e arrestit policor. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-09-23
0
Aksidentet Fatale
12
Aksidentet Me te Lenduar
33
Aksidentet Pa te Lenduar
2292
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
11
Ne Mbajtje