Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy (2) persona tё dyshuar pёr veprat penale “ shkaktim i rrezikut tё përgjithshëm”, “pjesëmarrje nё rrahje” dhe “mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”

Pejë, 7 prill 2025
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Istog, me datë 02.04.2025, rreth orës 19:00, është njoftuar se në njё lokal nё Istog, ka tё shtёna me armё zjarri dhe njё person ёshtё i lënduar.
Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendin ngjarjes janё vërejtur gjurmё gjaku nё dyshemenë e lokalit, gjithashtu njё xham i dëmtuar nga shkrepja e armёs.
Viktima ёshtё dёrguar nё QKMF-Istog, pёr trajtim mjekёsor, ndёrsa tё dyshuarit janё larguar nё drejtim tё panjohur.
Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, me datёn 04.04.2025, ёshtё identifikuar dhe arrestuar njёri nga personat e dyshuar, ndёrsa sot me datё 07.04.2025, nё vazhdimësi tё veprimeve hetimore ёshtё arrestuar edhe i dyshuari i dytё, tek i cili ёshtё gjetur dhe sekuestruar, njё (1) armё pistoletё 7.62mm, njё (1) karikator i sё njëjtës armё dhe shtatё (7) copё fishekё 7.62mm.
Tё dyshuarit e arrestuar pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje