Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 17.12.2024, rreth orёs 11:25, ka pranuar informacion nga dëshmitari i cili deklaron sot me datё 17.12.2024 rreth orёs 10:07, ka pranuar njё thirrje telefonike nga shoku i tij i cili i thot se dy (2) persona nga qyteti i Ferizajit, e kanё kontaktuar viktimën lidhur me njё borq tё vjetёr tё vëllait tё tij, pas takimit me tё dyshuarit viktima ёshtё rrëmbyer nga tё dyshuarit dhe ёshtё dёrguar nё drejtim tё panjohur.
Hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime, pas njё pune intensive, kanё pranuar informacion lidhur me lokacionin e personave tё dyshuar, nё koordinim me Stacionin Policor Podujevë, dy (2) tё dyshuarit e këtij rasti janё arrestuar nё Komunën e Podujevës.
Tё dyshuarit e arrestuar janё sjellur nё Drejtorinё Rajonale tё Policisё nё Pejё, ndёrsa viktima kishte pësuar lëndime trupore, tё njëjtit iu ёshtё ofruar tretman mjekёsor.
Tё gjitha veprimet janё marrё ne koordinim tё plotё me Prokurorin e Shtetit, dhe pas inetrvistimit nga Hetuesit me vendim tё Prokurorit tё Shtetit dy (2) tё dyshuarit ndalohen pёr 48-orё.