Prishtinë, 12 maj 2017
Sektori i Hetimeve i Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, pas hetimeve intensive të kryera, lidhur me veprimtarinë kriminale të të dyshuarve, që në vazhdimësi merreshin me kryerjen e veprave penale të kontrabandës së mallrave dhe falsifikimin e tyre, gjithashtu edhe falsifikimin e parave. Këta të dyshuar në fabrikat e tyre, në fshatin Dumnicë e Podujevës dhe Vragoli të Fushë-Kosovës, kishin pajisjet me të cilat bënin ripaketimin e mallrave të cilave u kishte skaduar afati i përdorimit dhe ato sërish i futnin në treg për shitje.
Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datën 12 maj 2017, në rajonin e Prishtinës (në tri lokacione), ka ndërmarrë operacion policor, me ç’rast janë arrestuar dy (2) persona të dyshuar, si dhe janë kontrolluar shtëpitë dhe lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme.
Në këtë operacion kishim asistencën edhe nga Doganat e Kosovës, ATK. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, inspektorët e MTI-së, dhe Njësitë e Specializuara të Policisë.
Gjatë këtij operacioni janë arrestuar të dyshuarit:
• L. H. lindur me 1983 m/sh/k
• F. H. lindur me 1984 m/sh/k
Si prova materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:
• 1120 euro që dyshohet se janë të falsifikuara,
• mallra të ndryshme ushqimore, të cilat ishin me afat të skaduar (i njëjti mall është asgjësuar nga AUV.
• makinat me të cilat kryhej ripaketimi i mallrave të skaduara
Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dërgohen në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore.