Stacioni Policor në Gjakovë me datën 01.02.2023 pas mbledhjes së informatave përmes rrugëve operative dhe hetimore lidhur me vendndodhjen e personit D. B., i lindur në vitin 1979, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me Urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata për veprën penale të vjedhjes, dhe personit tjetër SH.GJ., i lindur në vitin 1977, shtetas i Republikës së Kosovës, po ashtu i kërkuar me Urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata për veprën penale të vjedhjes së rëndë në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, është arritur të bëhet arrestimi i tyre dhe pas kompletimit të dokumentacionit të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në arrestimin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar.