Stacioni Policor në Gjakovë me datën 12.01.2023 pas mbledhjes së informatave përmes rrugëve operative dhe hetimore lidhur me vendndodhjen e personit G. Q., i lindur në vitin 1974 i kërkuar me Urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata për veprën penale “Lëndim i rënd trupor“, dhe personit tjetër M.K., i lindur në vitin 1986 po ashtu i kërkuar me Urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata për veprën penale “Vjedhje“, është arritur të bëhet arrestimi i tyre dhe pas kompletimit të dokumentacionit të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në arrestimin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar.