Prishtinë, 18 tetor 2018
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, ka zhvilluar hetime intensive disa mujore për zbulimin e veprimtarisë kriminale të disa të dyshuarve, që në vazhdimësi merreshin me kryerjen e veprave penale të trafikimit të armëve, sot, më 18.10.2018, ka arrestuar pesë të dyshuar, të përfshirë në trafikim me armë.
Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente është ndërmarrë operacioni policor “TRUDA”, ku janë arrestuar pesë të dyshuar dhe janë bërë kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarve. Kontrollet janë realizuar në rajonin e Prishtinës (në katër lokacione), dhe në rajonin e Mitrovicës (një lokacion).
Të dyshuarit e arrestuar gjatë këtij operacioni policor janë:
· S. V. lindur me 1965 m/sh/k
· R. V. lindur me 1967 m/sh/k
· H. A. lindur me 1977 m/sh/k
· S. Sh. lindur me 1953 m/sh/k
· E. Sh. lindur me 1980 m/sh/k
Si prova materiale janë sekuestruar:
· 5 armë zjarri të vogla,
· 6 armë me gaz “Ekol” special 99 – kal. 9 mm,
· 1 pushkë gjysmë-automatike,
· 3 pushkë gjuetie,
· 2 pushkë ajrore,
· 341 fishekë, kalibra të ndryshëm,
· Pjese të ndryshme të armëve,
· 4 telefona celularë,
· 6400 euro para kesh, dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale,
· Dy vetura (si mjet i kryerjes së veprës penale).
Personat e dyshuar, në bazë të aktvendimit të prokurorit, dërgohen në mbajtje.