Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen 4 (katër) persona të dyshuar dhe sekuestrohen rreth dhjetëmijë franga zvicerane që dyshohet të jenë të falsifikuara

Prishtinë, 26 tetor 2018

Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të një operacioni policor, më 25.10.2018, në rrugën  Prishtine –Ferizaj, në hyrje te Prishtinës,  ka ndaluar një veture të dyshuar me targa vendore, në të cilën ishin katër (4) persona.

Personat e dyshuar të cilët janë arrestuar janë:

•         R.S. lindur me 1963, m/sh/k,
•         A.S. lindur me 1975, m/sh/k,
•         Y.B. lindur me 1983, m/sh/k  dhe
•         M.F. lindur me 1976, m/sh/k.

Gjatë kontrollit të veturës  është gjetur një thes me monedha metalike, monedha prej  5 (pesë) franga zvicerane – metalike dhe monedha prej 2 (dy) euro– metalike. Të njëjtat janë sekuestruar përkohësisht nën dyshimin se janë të falsifikuara.

Sasia e monedhave të sekuestruara është:

•    1994 x 5 CHF, ku vlera nominale është 9970 franga zvicerane,
•    8 x2  EURO, ku vlera nominale është 16 euro dhe
•    vetura e përdorur në rast.

Policia, me urdhër të Gjykatësit të Procedurës Paraprake-Gjykata Themelore Prishtinë, ka kontrolluar 4 lokacione ku janë gjetur 2 (dy) armë – revole.

Me aktvendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore Prishtinë, 4 (katër) të dyshuar, janë ndaluar për 48 orë në mbajtje.

 

Me respekt

        Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun  
                                  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
                                  Rruga ,,Luan Haradinaj” Prishtinë
                  Tel: 038 5080 1243, 038 5080 1237 & 038 5080 1462
                                   Email: [email protected]

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje