Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestimi i të dyshuarve për ‘vjedhje të rënda’

Istog, 08.05.2014
Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit e stacionit policor në Istog, pas një pune intensive operativo-hetimore në terren kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarit Qerim Ll. (1995) dhe Arnit Gj. (1993) të cilët në lokacionet Tomoc, Dobrushë, Gurrakoc dhe Serbobran të komunës Istog, kishin kryer disa raste të ‘vjedhjeve’, ‘vjedhje të rënda’ dhe ‘asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’. Në lidhje me rastet e cekura më lart janë gjetur dhe konfiskuar tre (3) televizorë plazma (dëshmi të rasteve), të cilat pas konfiskimit dhe verifikimit u janë kthyer pronarëve. Gjithashtu, të njëjtit kishin kryer edhe tetë (8) raste të ‘vjedhjeve’ dhe ‘vjedhjeve të rënda’ në fshatrat e cekura më lart. Në lidhje me të dyshuarit e cekur më lart është konsultuar Prokuroria Themelore Pejë – departamenti i përgjithshëm ku nga prokurori kujdestar, hetuesit janë sugjeruar që të dyshuarit të ndalohen për dyzet e tetë (48) orë dhe më pas të lirohen që rastet t’i procedohen kësaj prokurorie në procedurë të rregullt. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje