Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestimi i të dyshuarve për ‘vjedhje të rëndë’

Deçan, 18.3.2014
Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit e stacionit policor në Deçan, pas një pune intensive operativo-hetimore, lidhur me një numër të ‘vjedhjeve të rënda’, sidomos të kryera nëpër automjete private në zonën e qytetit të Deçanit, të raportuara nga ana e qytetarëve nga periudha kohore nga data 7.4 2014 deri me 15.4.2014, kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë shtetasit e dyshuar për këto vepra, Denis I. (1996), Rinor D. (1992) dhe F. D. (1998).Të dyshuarit veprat e vjedhjeve të kasetofonave nëpër automjete i kanë kryer duke i thyer xhamat e automjeteve dhe më pas duke i vjedhur kasetofonat.Menjëherë është informuar edhe prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit hetuesit kanë bastisur shtëpitë e të dyshuarve me anekset tjera përcellëse, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar 9 (nëntë) kasetofona automjetesh të llojeve të ndryshme. Me gjetjen e provave materiale janë zbardhur rastet të cilat ishin raportuar në stacionin policor të Deçanit. Të dyshuarit e përfshirë në këto raste të vjedhjeve janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshimtit (Denisit) i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.Rastin do ta procedojë në Prokurorinë e shtetit, Njësiti i hetimeve pranë stacionit policor në Deçan. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje