Njësitë policore të hetimeve nga stacioni policor në Klinë, pas një pune intensive operativo-hetimore kanë arritur të zbulojnë, të identifikojnë dhe të arrestojnë 3 (tre) persona të dyshuar për 8 (tetë) raste të veprës penale “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë”, kryesisht raste që kanë ndodhur ditë më parë në komunën e Klinës dhe njëri nga këto raste “vjedhje e rendë” ende nuk ishte i raportuar në njësitin e hetimeve nga viktima.Hetuesit policorë të Njësitit për hetimin e veprave penale kundër pasurisë, përkatësisht ‘vjedhjeve’ dhe ‘vjedhjeve të rënda’, pranë stacionit policor në Klinë, kanë arritur që me datën 18.2.2014 të arrestojnë të dyshuarit, shtetas të Kosovës:
• Edon Z.(1995) banues në Klinë
• Adem B.(1970) banues në Klinë
• Jeton G.(1992) nga PrizreniPo ashtu është arritur të gjenden edhe dëshmi materiale: 1(një) TV Plazma është gjetur dhe konfiskuar në Klinë dhe 1(një) tjetër TV plazma në Prizren; 1(një) laptop dhe 1(një) kasetofon.Të tre të lartcekurit kanë vepruar në grup dhe me aktvendim të lëshuar nga Gjykata Themelore, Departamenti për krime të rënda në Pejë u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.