Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestimi i të dyshuarve për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’ Pejë , 26 nëntor 2014 Me datën 20.10.2014 në rr. ‘Mulla Zekë Berdyna’ në fshatin Vitomiricë, rajoni

Pejë , 26 nëntor 2014

Me datën 20.10.2014 në rr. ‘Mulla Zekë Berdyna’ në fshatin Vitomiricë, rajoni -I- është raportuar nga viktima rasti i ‘vjedhjes së rëndë’, ku sipas viktimës nga personi apo persona të panjohur në këtë kohë në shtëpinë e tij, kishin depërtuar me forcë dhe nga shtëpia kishin vjedhur stoli ari në vlerë prej pesëmijë e pesëqind (5500) euro si dhe tre telefona celularë, një Samsung, një LG si, një Ipod i markës ,,APPLE “ dhe një tjetër ‘Polaroid ’. Nga koha e raportimit të rastit hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime operativo-hetimore, me qëllim të identifikimit të kryerësve si dhe të zbulimit të rastit në tërësi .
Me datën 25.11.2014 rreth orës 10:00 fillimisht në sektorin e hetimeve pranë stacionit policor në Pejë është shoqëruar i dyshuari shtetasi i Kosovës Sh. S. (1994), i cili gjatë intervistimit në prezencën e avokatit ka pranuar që së bashku me të dyshuarit shtetas të Kosovës A. P. (1990) dhe B. P. (1994), përpos veprës për të cilën po raportojmë kanë kryer edhe nëntë (9) vepra tjera penale të ‘vjedhjes së rëndë’, të cilat kanë ndodhur në zonën e fshatit Vitomiricë, komuna e Pejës.Pas marrjes së informacioneve hetuesit policorë rreth orës 15:30 kanë kryer një operacion bastisjeje në fshatin Novosellë, me qëllim të gjetjes së provave të cilat ndërlidhen me rastin në fjalë , ku gjatë bastisjes ka rezultuar me gjetjen e dyzet e katër (44) copë municion të kalibrit 7.62 mm si dhe 56 copë të kalibrit të panjohur (për armë të gjata) për të cilët është iniciuar procedurë e veçantë me numër rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armës’.
Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit në Prokurorinë Themelore në Pejë (Departamenti për Krime të Rënda) dhe personave të dyshuar prokurori u është caktuar masa e ndalimit policor në kohëzgjatje prej 48 orëve . Rasti është duke u proceduar nga hetuesit e sektorit të hetimeve pranë stacioni policor në Pejë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje