Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

‘Arrestimi i të dyshuarve për veprën penale ‘Mbajtje nën kontroll, posedim , shfrytezim i pa autorizuar i armës ‘

Klinë , 14 Nëntor 2014
Me datën 13.11.2014 rreth orës 15:35 në fsh.Gllarevë komuna e Klinës,oficerët policor të Njësisë së komunikacionit rrugor rajonal DRP Pejë, të cilët ndodheshin në detyrë në magjistrale Pejë –Prishtinë, gjatë një kontrolli në komunikacionin rrugor,kanë hasur në një mjet udhëtarësh të tipit VW ‘Beetle Limozin” me targa vendore,të cilin e kanë ndaluar dhe gjatë shikimit vizual kishin vërejtur në bagazh armën e tipit ‘Pushko Mitraloz’ 7.62 mm Nr.1600796 , pesë fishek kalibër 7.62 mm, dhe një krehër fishekësh i armes.Edhe njësiti reagues në detyrë nga Stacioni policor Klinë iu është përgjigjur rastit .
Të dyshuarit shtetasit shqiptar të Kosovës A.M.(1995) dhe A.M.(1996) janë arrestuar,ndërsa arma dhe municioni janë konfiskuar . Shikimin e vendit të ngjarjes e kane bërë hetuesit policor të PK-ës nga ky stacion . Vetura është konfiskuar përkohësisht si dëshmi në rast . Po ashtu janë ndërmarrë disa veprime hetimore rreth këtij rasti, ku me urdhër të Prokurorit dhe me konfirmim të Gjyqtares së Procedurës Paraprake , hetuesit policor kanë bërë edhe një batisje në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të dyshuarit A.M.(1995) , ku gjatë bastisjes kanë gjetur një karikator i kalibrit 7.62 mm, një karikator tjetër i kalibrit 7.65 mm, një thike (bajonetë).Lidhur me rastin janë proceduar,intervistuar edhe persona tjerë.
Sipas udhëzimit të prokurorit të shtetit në ndalim policor për 48 orë është mbajtur vetëm i dyshuari i lartcekur A.(F).M.(1995) , i dyshuar për veprën penale ‘Mbajtje nën kontroll, posedim , shfrytezim i pa autorizuar i armës’. Ende hetimet rreth rastit janë duke vazhduar për të mësuar të gjitha rrethat e këtij rasti dhe qëllimin e bartjes së armës së tipit të cekur më lartë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje