Me datën 11.11.2014 në rr. “T. Gjoka” në Gjakovë është raportuar nga viktima rasti i ‘vjedhjes së rëndë’, ku nga personi i panjohur në shtëpinë e tij i është vjedhur një llaptop dhe disa stoli të arit.Pasi që rasti është raportuar hetuesit policorë kanë kryer veprime operativo-hetimore dhe në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit kanë arritur që të sigurojnë informacione dhe prova, me ç’rast kanë identifikuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin e mundshëm, shtetas i Kosovës, A. H.(1989).Me datën 18.11.2014 me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë hetuesit policorë kanë kryer një operacion bastisjeje në shtëpinë e të dyshuarit, me çka ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit si dhe janë konfiskuar prova materiale (llaptopi dhe pjesë të stolive të arit).Në lidhje me këtë rast zbulimi është informuar prokurori i shtetit i cili ndaj personit të dyshuar ka caktuar masën e ndalimit policor si dhe ka kërkuar që kundër të dyshuarit të ngritët kallëzim penal.Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit pranë Prokurorisë Themelore në Gjakovë.Rasti do të procedohet nga Njësiti i hetimeve të stacionit policor në Gjakovë.