Prizren, 21 dhjetor 2020
Me datën 20 dhjetor 2020, policia në Prizren ka pranuar një informacion se rreth orës 23:30 minuta në një depo të materialit ndërtimor, 4 persona të maskuar dhe me armë të gjatë janë duke kryer grabitje. Patrullat e policisë së bashku më Njësinë Speciale ju janë përgjigjur menjëherë këtij rasti dhe të dyshimtit sapo kanë vërejtur lëvizjet e policisë kanë filluar ikjen nga vendi i ngjarjes.
Policia duke reaguar me efikasitet dhe shkathtësi profesionale ka filluar ndjekjen e personave të dyshimtë dhe të rrezikshëm pasi ishin të pajisur më armë të gjata.
Gjatë ndjekjes së tyre të cilët kishin ikur në këmbë nëpër fushë në afërsi të rrugës transite, policia ka arritur të ndaloj dy nga të dyshimtit të cilët ishin në posedim të dorëzave, maskave që mbulon fytyrat për tu mos ju ditur identiteti, pajser që e kanë përdorur për të hapur me force dyert e depos, bateri elektrike si dhe rreth 495 euro që dyshohet se janë grabitur.
Me ketë rast janë ndaluar dhe arrestuar dy të dyshimtë:
Xh.V i lindur në vitin 1977 me pseudonimin kriminal “VRANJEVCI” dhe
F.E i lindur në vitin 1982 me pseudonimin kriminal “LLAPQINA”.
Aktualisht njësitë e specializuar të hetimeve së bashku me inteligjencën janë në kërkim edhe të dy personave të dyshimtë të cilët kanë marrë pjesë në grabitjen e armatosur për të cilët janë siguruar informacione mbi identitetin e tyre.
Rasti është duke u trajtuar nga njësia e hetimeve në Prizren, dhe për këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit në Prizren i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë për dy personat e dyshimtë.