Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestime për raste të ‘grabitjeve’ dhe ‘vjedhjeve’ në Gjakovë

Gjakovë, 4 maj 2018

Gjatë periudhës së fundit në qytetin e Gjakovës janë raportuar dy raste të grabitjeve dhe disa raste të vjedhjeve, e me theks të veçantë vjedhje të biçikletave.

 

Pas një pune intensive hetuesit nga stacioni policor në Gjakovë kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë  kryerësin e mundshëm në lidhje me 12 raste të vjedhjeve të biçikletave, të cilat gjatë fazës hetimore para penale kryerësi i ka pohuar në tërësi.

I dyshuari i arrestuar  N. J. mashkull/kosovar/shqiptar, i moshës 46 vjeçar, me urdhër të prokurorit të shtetit, mbahet në ndalim policor.

Po ashtu hetuesit rajonalë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë kanë arrestuar dy persona të dyshuar si kryerës të mundshëm të dy rasteve të grabitjes.

Personat e arrestuar të dyshuar për grabitje janë:

L. B.        m/sh/k 19 vjeçar

Q. N.        m/sh/k  17 vjeçar

Ndaj dy të dyshuarve po ashtu prokurori i shtetit ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë po merr të gjitha masat e nevojshme për një ambient të qetë dhe të sigurt në zonën e përgjegjësisë dhe gjithashtu do të vazhdojë të luftojë dukuritë negative sipas autorizimeve të parapara me ligj.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje