Pejë 26.02.2014
Policia e Kosovës nga stacioni policor në Istog, Njësia e hetuesisë, që nga koha kur ishte arrestuar një i dyshuar shtetasi Bekë S. të cilit gjykata kompetente ia ka dhënë masën e paraburgimit për 30 ditë, ishte në kërkim të të dyshuarit tjetër shtetasit Vezit Th. (1977), të cilin e kanë arrestuar me datën 25.2.2014 rreth orës 13:30 me dyshimin e bazuar se në bashkëveprim me të arrestuarin e mëhershëm (Bekën), kishte kryer ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje të rënda’ në territorin e zonës së përgjegjësisë së stacionit policor në Istog.Nga i dyshuari (Veziri) janë konfiskuar në cilësinë e provave materiale edhe katër (4) fellne me goma dhe një motorsharrë.I dyshuari vazhdon të qëndrojë në ndalim policor prej 48 orësh, ndërsa kallëzimi penal me kohë është dërguar në kompetencë të Prokurorisë Themelore dhe i njëjti është dërguar sot me datën 26.2.2014 në seancën dëgjimore për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.