Gjakovë, 27.2.2014 – Policia e Kosovës nga stacioni policor në Gjakovë, me datën 24.2.2014 rreth orës 14:20 ishte duke e shoqëruar në stacionin policor në Gjakovë të dyshuarin shtetasin Arbër D. (1994), pas seancës dëgjimore në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ka ikur gjersa policët e shoqëronin.Menjëherë njësitë përkatëse të policisë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ta kapur të njëjtin dhe janë vënë në kërkim të tij.Pas një pune intensive në kërkim të tij sot me datë 27.2.2014 rreth orës 17:00 në bashkëpunim dhe mbështetje të plotë nga stacioni policor i veriut në Prishtinë, është arritur të arrestohet në lagjen “Kodra e trimave” në Prishtinë.Lidhur me këtë është njoftuar edhe prokurori i shtetit.Ky i dyshuar ishte i arrestuar më parë për veprat penale të ‘vjedhjes’ dhe ‘vjedhjes së rëndë’ në zonën e Gjakovës.I njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për të vazhduar procedurat e mëtutjeshme ligjore.