Rahovec, 13 gusht
Me 12.8.2014 rreth orës 11:10 minuta, policia në Rahovec ka pranuar një informacion i cili bënte me dije se në fshatin Ratkovc në lokalin DPH “ARTI-I” se një person vërehet duke ekspozuar një armë të zjarrit. Patrulla e policisë kanë dalë menjëherë në vendngjarje ku kanë kontaktuar me të dyshuarin S. M. i datëlindjes 1969, e gjejnë një armë të tipit Ekol Aras Magnum nr. serik EA-1450090 me 1 karikator dhe 7 fishekë. Pas hetimeve fillestare grupi hetimor ka ardhur në përfundim se pistoleta nuk ishte përdorur në këtë rast. Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që provat materiale dhe shkresat e lëndës t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.