Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Armëmbajtje ilegale

Korishë-Prizren, 12 maj
Rreth orës 07:30 minuta, në afërsi të fshatit Korishë, në magjistralen Prizren-Suharekë ka ndodhur një rrahje ku kanë qenë të përfshirë së paku 6 persona të dyshuar. Gjatë rrahjes janë lënduar dy persona, njëri me mjet të mprehtë, thikë ndërsa tjetri nga grushtimet. Pas pranimit të informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se dikush nga të dyshuarit ka poseduar një kallashnikov por nuk është përdor. Policia i ka shoqëruar të dyshuarit për në objektet e policisë ndërsa më vonë ka arritur ta gjej dhe sekuestroj një kallashnikov pa fishekë. Në konsultim me prokurorin e shtetit është vendosur që të dyshuarit të lirohen ndërsa rasti t’i kalojë prokurorisë sipas procedurës së rregullt. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje