Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Armëmbajtje ilegale

Grejkoc-Suharekë, 28 prill -Rreth orës 11:30, policia në Suharekë ka pranuar një informatë përmes rrugëve operative, e cila bënte me dije se një nxënës i klasës së VIII, i shkollës fillore në fshatin Grejkoc, në çantën e tij posedon një pistoletë. Hetues policorë kanë shkuar në shkollën fillore “Dëshmorët e Grejkocit” dhe në marrëveshje me drejtorin e shkollës kanë identifikuar nxënësin e armatosur dhe nga ai kanë sekuestruar një pistoletë të llojit “SCHMIT ASTRAIHE MOD-S-5 e kalibrit 8 mm. Lidhur me gjetjet në shkollë është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që rasti t’i kalojë prokurorisë sipas procedurës së rregullt. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren edhe një herë bën apel tek prindërit që të shtojnë kontrollin ndaj fëmijëve të tyre.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje