Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Armëmbajtje ilegale

Prizren, 23 janar
Hetues rajonalë të përkrahur nga Njësia e reagimit të Shpejtë, sot, në orët e mëngjesit kanë bastisur tri shtëpi banimi dhe objektet për rreth në kërkim të armëve ilegale. Një shtëpi është bastisur në Krushë të Vogël dhe aty është gjetur një pistoletë e llojit “Ekol Tuna” me 50 fishekë dhe 10 fishekë tjerë të kalibrit të panjohur. Në një shtëpi në Lagjen Arbanë janë gjetur tri pistoleta të llojit “Crvena Zastava” kalibri 9X19 mm me795 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Ndërsa në shtëpinë e tretë nuk është gjetur asgjë ilegale. Armët dhe municionet janë sekuestruar nga krim teknika e policisë dhe të njëjtat do t’i kalojnë prokurorisë së shtetit për procedurë të më tejme. Ndërkaq prokurori ka lëshuar vendimet mbi ndalimin e tre personave të dyshuar për veprën penale ”Importi, eksporti, transportimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve apo materieve plasëse”. Të dyshuarit po mbahen në objektet e policisë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje