Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Armëmbajtje pa leje dhe përdorimi i armës në Kaçanik

Policia e stacionit në Kaçanik sot drreth orës 15:00 ka pranuar një informacion se në rrugën ” Demush Bilalli” në Kaçanik, në një aheng familjar ka të shtëna me armë zjarri.
Ekipe të policisë i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të kësaj rruge, ku kanë identifikuar të dyshuarin L.L(M/K) i moshës 39 vjeçar, tek i cili është gjetur e më pas është konfskuar një armë zjarri (pistoletë) dhe sasi e municionit.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje