Sektori i hetimeve të Stacionit Policor në Prizren përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se i dyshuari F.A. (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar shqiptar) në rrjete sociale kishte postuar një foto në të cilën kishte ekspozuar një armë (pushkë gjuetie).
Me të pranuar informacionin hetuesit policor kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore duke lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin e lartcekur nga i cili është konfiskuar një armë, pushkë gjuetie pa leje përkatëse e cila do të përdorët si dëshmi materiale në Gjykatë.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit është iniciuar rast ‘’Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve’’, rast i cili do të procedohet me kallëzim penal ndaj të dyshuarit në Prokurorinë Themelore.