Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, policia e Kosovës nga stacioni policor Kllokot me datën 08.06.2023, kanë pranuar një informatë lidhur me një rast “Sulëm fizik” që ka ndodhë në Kllokot.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Kllokot ai është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Nga hetimet e para dyshohet se deri te incidenti të ketë ardhë për shkak të një borgji në mes tyre.
Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjete një armë pushkë gjuetie e cila është konfiskuar nga ana e Policisë së Kosovës.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe “Sulëm fizik” dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore.