Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Kllokot në mbështetje edhe nga njësite policore të Stacionit Policor Viti sot me datën 24.05.2023 me leje të gjyqtarit të procedurës paraprake ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit G.P. (viti i lindjes 1977, mashkull kosovar serb).
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi për gjykatën një (1) pushkë e llojit M48, një (1) pistoletë e llojit ,,Cervena Zastava“ e kalibrit 7.65 mm dhe tridhjetë e katër (34) copa fishekë të kalibrit 7.92 mm.
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor Kllokot ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore.