Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Kamenice me datën 04.07.2024 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan ka realizuar një kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit B.B. (viti i lindjes 1984, mashkull kosovar). Kontrolli është realizuar pas marrjes së informacioneve përmes rrugëve operative se i dyshuari posedon armë pa leje.
Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një (1) armë revole e markës Ekol specila e kalibrit 9mm dhe një karikator të cilat do të përdorën si provë materiale në gjykatë.
Nga Prokurori i Shtetit rasti është cilësuar ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, rast i cili do të procedohet në prokurorinë themelore në procedurë të rregullt gjyqësore.