Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, njësiti i hetimeve të stacionit policor Viti sot me datën 11.05.2023 me leje të gjyqtarit të procedurës paraprake ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit Z.N. (viti i lindjes 1961, mashkull kosovar shqiptar).
Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar si dëshmi për gjykatën një (1) armë zjarri e llojit M48.
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore.