Prizren, 08 gusht
Rreth orës 01:30 minuta pas mesnate, policia në Prizren ka pranuar një informacion i cili bënte me dije se në rrugën “Fehmi Lladrovci” po ndodhë një rrahje në mes të disa personave. Patrulla e parë policore pasi ka mbërri në vendin e ngjarjes ka arritur ta fus nën kontroll situatën, ndërkaq njëri nga të dyshuarit, me ta parë prezencën e policisë, e ka hedhur në mbeturina që ndodheshin aty afër, një mjet të dyshimtë të cilin e mbante me vete. Mirëpo njëri nga policët e kishte vërejtur reagimin e të dyshuarit dhe më pas është kontrolluar vendi, me ç’rast është gjetur një pistoletë e llojit “Ekol Special 99” e kalibrit 9 mm. Pas hetimeve fillestare grupi hetimorë ka ardhur në përfundim se pistoleta nuk ishte përdorur në kët rast. Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që provat materiale dhe shkresat e lëndës t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme