Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aplikacioni digjital ‘’Lajmëro policinë’’

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka shpalosur aplikacionin digjital ‘’Lajmëro Policinë’’, i cili ofron mundësi shumë të mira kontakti të qytetarëve me policinë në raportimin e rasteve nga më të ndryshmet.
Shpjegimet dhe udhëzimet më të hollësishme lidhur me këtë aplikacion i bëri sot, drejtori i DRP-së të Ferizajt, nënkolonel Basri Shabani në dy televizionet lokale të Ferizajt.
Ai ka shpjeguar se, përmes kësaj platforme elektronike, qytetarëve iu mundësohet t’i raportojnë të gjitha rastet në Policinë e Kosovës , duke ndjekur disa hapa për përdorimin e këtij aplikacioni, si një alternativë e re , e pakufizuar në kohë , mundësi dhe territor.
Përmes aplikacionit, qytetari vetëm brenda pak sekondash, mund të ndajë informacione me policinë.
Aplikacioni ofron transparencë, konfidencialitet, pasi që të gjitha raportimet dokumentohen dhe denoncimi i qytetarëve mund të mbetet anonim , varësisht nga vetë përzgjedhja e qytetarit.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton të gjithë qytetarët që të shkarkojnë këtë aplikacion në telefonat e tyre dhe për të gjitha rastet kriminale , pa asnjë hezitim t’a njoftojnë policinë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje